image 28-vjeçari tenton të bëjë vetëvrasje në Qendrën e Ndalimit në Drenas, dërgohet në QKUK

Siguri

28-vjeçari tenton të bëjë vetëvrasje në Qendrën e Ndalimit në Drenas, dërgohet në QKUK

news image

Një person ka tentuar të kryej vetëvrasje në Qendrën e Ndalimit në Drenas, pasi është arrestuar sot nga stacioni policor në Lipjan.

Siç merr vesh Sinjali, i ndaluari 28-vjeçar është vërejtur nga zyrtari policor, kur kishte grisur mbulojën e shtratit dhe ka tentuar që të varet.

Polici ka intervenuar menjëherë duke e ndaluar dhe është njoftuar emergjenca.

Të riut fillimisht i është dhënë trajtim mjekësor në QKMF-në e Drenasit, por më pas është transferuar në QKUK me udhëzim të mjekut.

Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/