image 28 kosovarë i dhanë fund jetës së tyre sivjet

Sociale

28 kosovarë i dhanë fund jetës së tyre sivjet

news image

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës të siguruara nga Gazeta Sinjali, nga 1 janari deri më 10 dhjetor të këtij viti 28 persona në vend kanë kryer vetëvrasje.

Rajoni me më së shumti raste të vetëvrasjes gjatë këtij viti është Rajoni i Prizrenit.

Shtatë persona nga ky rajon i dhanë fund jetës së tyre sivjet.

Në këto të dhëna nuk përfshihen tri raste që ndodhën gjatë ditëve të fundit të këtij viti, për shkak se janë duke u zhvilluar ende hetime për to./Gazeta Sinjali/