image 27 aksidente trafiku kanë ndodhur për 24 orë në Kosovë

Siguri

27 aksidente trafiku kanë ndodhur për 24 orë në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 27 aksidente trafiku, përcjellë Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë së Kosovës, 13 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 14 me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Për një ditë janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 117 gjoba.

Shkaqet që po qojnë deri te aksidentet në trafik janë vlerësuar të ndryshme.

Si faktorë kryesorë vlerësohet të jetë faktori njeri, pastaj mosrespektimi i rregullave në trafik, tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës, përdorimi i telefonit mobil gjatë lëvizjes dhe vozitja në ndikimin e alkoolit.

/Gazeta Sinjali/