image 269 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

269 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë testuar 4 mijë e 492 persona, 269 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë këtij intervali kohor nuk është regjistruar asnjë vdekje, si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ndërkaq, nga kjo ministri bëjnë të ditur se janë shëruar 25 pacientë të cilët kanë qenë të prekur me këtë virus.

Aktualisht, numri i rasteve aktive ka arritur në 1 mijë e 903./Gazeta Sinjali/