Sot në mëngjes ka ndodhur një vetaksident në rrugën Kamenicë – Gjilan, në fshatin Berivojcë, ku një grua ka humbur kontrollin e automjetit me ç’rast ka goditur një autoservis.
Burimet e Gazetës Sinjali, brenda Prokurorisë, bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 6:50.
Sipas këtyre burimeve, shoferja nuk e ka përshtatur shpejtësinë me gjendjen e rrugës së lagur dhe kësisoj gjatë aksidentit ka pësuar lëndime trupore si dhe ka shkaktuar dëme materiale.
26-vjeçarja e aksidentuar, ka marrë tretman mjekësor në QE në Gjilan.