Policia në Mal të Zi ka njoftuar se është arrestuar një person i cili u përpoq të kontrabandonte rreth 40 kilogramë marihuanë nga Shqipëria, shkruan VOA, përcjell Gazeta Sinjali.
Policia malazeze bën të ditur se njësitë e policisë kufitare kryen disa ditë aktivitete vëzhgimi dhe arrestuan shtetasin shqiptar M.B., 26-vjeçar, nga Shkodra.
“Ky person u kap në përpjekje për të kontrabanduar drogën narkotike marihuanë me peshë rreth 40 kilogramë. Dyshohet se me të ishin edhe dy persona të tjerë, të cilët e hodhën lëndën narkotike dhe u larguan në drejtim të Republikës së Shqipërisë ”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Departamentit të Policisë së Malit të Zi.
Lënda e sekuestruar dhe personi i arrestuar iu dorëzuan Qendrës së Sigurisë në Podgoricë për procedura të mëtejshme./Gazeta Sinjali/