image 26 vendet në të cilat SHBA-ja pezulloi fluturimet

Botë

Botë/ 26 vendet në të cilat SHBA-ja pezulloi fluturimet

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, firmosi një vendim i cili parasheh pezullimin e të gjitha fluturimeve nga Evropa për në SHBA.

Ky vendim i cili do të fillojë së zbatuari të premten në mesnatë, do të vlejë për 30 ditët e ardhshme.

Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, Trump- tha se kufizimet “e forta, por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë. “Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren”, tha presidenti.

Lista e mëposhtme tregon vendet e prekura nga vendimi i SHBA:/Gazeta Sinjali/

Austria

Belgjika

Republika Çeke

Danimarka

Estonia

Finlanda

Franca

Gjermania

Greqia

Hungaria

Islanda

Italia

Latvia

Lihtenshtajni

Lituania

Luksenburgu

Malta

Hollanda(Vendet e Ulëta)

Norvegjia

Polonia

Portugalia

Sllovakia

Slovenia

Spanja

Suedia

Zvicra.