Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për rastet e reja me COVID-19.
Sipas ministrisë, gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë pacient i infektuar me këtë virus.
Nga 818 testime sa janë kryer ka rezultuar se 26 raste janë pozitive, ndërsa janë shëruar 32.
Momentalisht në Kosovë janë 544 raste aktive.