image 26 mijë euro nga paratë e vjedhura në buxhetin e shtetit, hajnat i japin 'sadaka' klubit futbollistik

Ekskluzive

26 mijë euro nga paratë e vjedhura në buxhetin e shtetit, hajnat i japin ‘sadaka’ klubit futbollistik

news image

LDA Group në llogarinë e së cilës kaluan kundërligjshëm 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit, është kujdesur që brenda datës 12 tetor 2020 të realizojë disa transaksione me qëllim të shpërndarjes dhe fshehjes së mjeteve të përfituara kundërligjshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e llogarive që përfituan shuma të majme parash të vjedhura nga buxheti i shtetit, është edhe llogaria e klubit futbollistik “KF Gryka e Llapushnikut”, në të cilën me datë 12 tetor 2020, në emër të donacionit për klubin e futbollit, u transferuan hiç më pak se 26 mijë euro.

U mbetet organeve kompetente për të verifikuar nëse këto para u dhanë vërtetë si donacion për klubin, apo në mega-vjedhjen ishin të përfshirë edhe personat e autorizuar në llogarinë e klubit futbollistik.

Kujtojmë se, ky klub që nga viti 2018 nuk ekziston me emrin “KF Gryka e Llapushnikut” dhe tash mban emrin “KF Drenasi”. Ky klub merr pjesë në Ligën e Parë, Grupi A. /Gazeta Sinjali/