Një numër i udhëtarëve që panë tmerrin me sy por fatmirësisht shpëtuan pa lëndime të mëdha nga aksidenti i së dielës në Kroaci, do ta vazhdojnë sot rrugën e lënë përgjysmë në mënyrë tragjike mëngjesin e hershëm të së dielës.
26 udhëtarë që shpëtuan mrekullisht nga aksidenti që i la të vdekur 10 persona që ishin brenda me ta, do të nisen për në Kosovë në orën 16:30, raporton Index.hr.
“Sot në 16:30, në marrëveshje me ambasadën, do të organizohet transporti me autobus për të gjitha viktimat e gatshme për transport, të cilët do të dërgohen në Osijek, ku po i pret një aeroplani që do të niset për në Prishtinë”, thuhet në një deklaratë nga Qarku Brod-Posavina, ku po qëndrojnë ata që pësuan më së paku nga ky aksident i tmerrshëm.
Dy ambulanca janë siguruar po ashtu për ta bërë transportin e disa të lënduarve në Zagreb.
Shoferit kosovar i cili e shkaktoi aksidentin e tmerrshës të dielën në Kroaci, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Avokati i tij, Igor Cisper tha se shoferi nuk i ka thënë atij se e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes.