image 26 aksidente brenda 24-orëve të fundit

Kosovë

26 aksidente brenda 24-orëve të fundit

news image

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24-orëve të fundit, në territorin e Kosovës kanë ndodhur 26 aksidente trafiku, ku 14 prej tyre kanë përfunduar me lëndime trupore, njofton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës njofton se nga 26 aksidente, 12 prej tyre kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, janë shqiptuar 603 gjoba kundërvajtëse ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik, të cilët kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

/Gazeta Sinjali/