image "250 euro neto"/ Projektligji për pagën minimale, Kurti mbledh ministrat

Politikë

“250 euro neto”/ Projektligji për pagën minimale, Kurti mbledh ministrat

news image

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e pikave të rendit të ditës, është projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Kurti dje ka deklaruar se projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale, do të votohet sot.

Ai ka thënë se paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, dhe paga deri më këtë shumë do të lirohet nga tatimi.

“Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, do të miratojmë projektilgjin që do t’i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë. Pra, edhe do ta rrisim pagën minimale dhe do ta lirojmë nga tatimi”, ka deklaruar Kurti.

/GazetaSinjali/