Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e personave që u arrestuan gjatë 24 orëve të fundit. Poashtu është bërë i ditur edhe numri i aksidenteve që ndodhën dje.
Policia njofton se dje janë arrestuar 25 persona, 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Një person është dërguar në vuajtje të dënimit.
Ndërsa, sa i përket aksidenteve 37 kanë ndodhur me dëme materiale dhe 17 të tjera me persona të lënduar.
Për shkelësit e rregullave të trafikut janë shqiptuar 1217 gjoba. /Gazeta Sinjali/