Dje në vendin tonë kanë ndodhur 25 aksidente, prej tyre një ka përfunduar me fatalitet, shtatë të tjerë me persona të lënduar. Ndërsa, 17 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se për shkelësit e rregullave në trafik janë shqiptuar 1 mijë e 27 gjoba.
Po ashtu, policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 26 persona, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/