image 24-vjeçari hidhet nga kati i tretë i spitalit në Elbasan pasi rezultoi pozitiv me COVID-19

Shqipëri

24-vjeçari hidhet nga kati i tretë i spitalit në Elbasan pasi rezultoi pozitiv me COVID-19

news image

Një 24-vjeçar ka kërcyer nga kati i tretë i një prej godinave të spitalit COVID  në Elbasan, pasi kuptoi se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas mediave në Shqipëri, mësohet se gjendja aktuale e të riut nuk është paraqitur shumë e rëndë, kurse po i bëhet skaneri për të verifikuar nëse ka dëmtime në kokë.

Vetë babai ka treguar se kishin bërë testin me tampon në një klinikë private, ku 24-vjeçari kishte rezultuar pozitiv dhe ishin nisur në spital për analiza të mëtejshme dhe nuk e ka kuptuar se si djali është shkëputur nga ai dhe është hedhur nga kati i tretë i spitalit./Gazeta Sinjali/