image 24 të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, 2 në gjendje të rëndë

Siguri

24 të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, 2 në gjendje të rëndë

news image

Një shpërthim ka ndodhur sot para pak minutave në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë për Gazetën Sinjali se numri i personave të lënduar është 24, dy nga të cilët janë në gjendje të rëndë.

Dy personat që janë në gjendje të rëndë janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim, ka thënë ndër të tjera Jashari.

Gjithashtu ai ka thënë për Sinjalin se zjarri ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në kuzhinën e një restoranti në këtë qendër tregtare.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe QKUK-në për të pyetur për gjendjen e personave të lënduar, të cilët thanë se nuk kanë arritur ende.

/Gazeta Sinjali/