Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar të dhëna për numrin e pacientëve që kanë kryer shërbime mjekësore gjatë 24 orëve të fundit.
“7 Lindje kanë qenë dje më 10.09.2019 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 4 Lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 6 djem e 1 vajzë”, thuhet në njoftimin e tyre të publikuar në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
270 pacientë janë trajtuar si raste emergjente ndërsa 24 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
“Analiza kanë kryer 297 pacientë që në total kanë bërë 4,122 analiza. 14 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme”, bëhet e ditur në njoftimin e tyre./ Gazeta Sinjali/