image 23-vjet nga rënia e dëshmorëve e martirëve në lagjet e Skenderajt

Sociale

23-vjet nga rënia e dëshmorëve e martirëve në lagjet e Skenderajt

news image

Sot kujtohen dëshmorët e qytetit të Skenderajt që kanë rënë më 20 mars të vitit 1999.

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se sot janë bërë  23 vjet nga krimi serb mbi qytetarët e Skenderajt.

“Atë kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serb të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve duke i ndarë me pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar, disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa tjerë i kishin arrestuar”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.

“Rënia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë. Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës!”.

/GazetaSinjali/