Një 23 vjeçar me inicialet SH.B nga komuna e Istogut ka tentuar që të vetëvritet duke u hedhur nga çatia e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe janë grumbulluar një numër i madh i qytetarëve, të cilët e kanë parandaluar të riun që të kryejë vetëvrasjen, shkruan Gazeta Sinjali.
Mësohet se personi në fjalë ka probleme mendore dhe është duke u trajtuar në spitalin e psikiatrisë./GazetaSinjali/