image 23-vjeçari autik shpallet fitues i "America's Got Talent"

Muzikë

Video/ 23-vjeçari autik shpallet fitues i “America’s Got Talent”

news image

Kodi Lee mbrëmë u shpall fituesi i sezonit të 14-të të ‘America’s Got Talent’.

Mbrëmja u hap me aktin e Detroit Youth Choir në bashkëpunim me Kygo, e vazhdoi me konkurentin më të vogël Tyler Butler-Figueroa, i cili performoi me finalistin e sezonit të 13-të Brian King Joseph.

Nata vazhdoi me një sërë performancash të cilat dukeshin të denja për çmimin e madh prej 1 milion dollarë, por diferencën e bëri konkurenti më i komentuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Kodi Lee.

Kodi është i verbër dhe autik, por me një talent të jashtëzakonshëm në muzikë. Ai këndoi në bashkëpunim me Leona Lewis dhe Cher, e me këtë performancë preku zemrat e publikut me këngën “You are the reason”.

Amerika votoi Kodi Leen si fituesin e “America’s Got Talent 2019”.

Sezoni i ri i AGT Champions do të rikthehet në janar të 2020./Gazeta Sinjali/