Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 23 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë testuar 8 mijë 270 mostra të dyshimta, prej të cilave 424 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Në raportin e fundit të publikuar nga kjo ministri bëhet e ditur se gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 1 mijë 324 pacientë, të cilët ishin të infektuar me këtë virus.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 17 mijë 625./Gazeta Sinjali/