image 23 të moshuar vdiqën në Norvegji pasi morën dozën e parë të vaksinës Pfizer

Evropë

23 të moshuar vdiqën në Norvegji pasi morën dozën e parë të vaksinës Pfizer

news image

23 të moshuar kanë vdekur brenda një periudhe shumë të shkurtë në Norvegji. Ata dyshohet se kanë vdekur pasi e morën vaksinën Pfizer, transmeton Gazeta Sinjali.

Ekspertët kanë thënë se 13 nga 23 personat që vdiqën shfaqën efekte anësore të zakonshme të vaksinës si: diarre, nauze dhe ethe, shkruan Businesstoday.

Ekspertët janë të mendimit se mjekët duhet të tregojnë shumë kujdes në vaksinimin e njerëzve pas vdekjes së 23 të moshuarve.

Agjencia Norvegjeze e Barnave tha në një raport të fundit se 21 gra dhe 8 burra raportuan efekte anësore.

Përveç 23 vdekjeve, nëntë njerëz kanë raportuar efekte anësore serioze pa rezultate fatale të tilla si reaksione alergjike, shqetësime të forta dhe ethe të forta.

Shtatë persona raportuan efekte anësore më pak serioze si dhimbje të forta në vendin e injektimit. /Gazeta Sinjali/