image 226 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto qytete dhe fshatra të Kosovës

Shëndetësi

226 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto qytete dhe fshatra të Kosovës

news image

Gjatë 24 orëve në Kosovë janë konfirmuar 226 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525./Gazeta Sinjali/

No photo description available.