Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni tha se ministria që ai udhëheq është në përgatitje të koncept dokumentit për shërbimin e obligueshëm ushtarak, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo përgatitje, sipas Qunit, po bëhet në bashkëpunim me partnerët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës, krahas analizave dhe krahasimeve të nevojshme.
“Me synimit vjetor të përfundimit të pakos së dokumeteve strategjike dhe planikuese kemi arritur të hartojmë draftin e dokumentit më të lart strategjik të mbrojtjes, pra Strategjinë e Mbrojtjes dhe draftin e dy dokumenteve të tjera strategjike, si: Strategjinë e burimeve njerëzore dhe bashkëpjesëmarrjen në hartimin e strategjisë shtetërore 5-vjeçare për sigurinë kibernetike. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe është përgatitur plani 3-vjeçar i punës së ministrisë, bazuar në prioritet e qeverisë nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Bazuar në planin legjisativ, në spektrin e hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore të planifikuara, kemi hartuar: projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për deminim humanitar, si dhe 3 koncept dokumentet, si janë: për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, për komponentën rezervë dhe për policinë ushtarake. Koncept dokumentin për shërbimin e obligueshëm ushtarak është në proces të diskutimit me partnerët tanë, krahas procesit të analizave dhe krahasimeve të nevojshme, parainicuese për hartim”, tha Quni në mbledhjen e qeverisë në detyrë, me rastin e 100 ditëshit të punës së saj./Gazeta Sinjali/