image 21-vjeçarja që ra nga kati i tretë në Pejë është në gjendje të rëndë

Siguri

21-vjeçarja që ra nga kati i tretë në Pejë është në gjendje të rëndë

news image

Sinjali më herët raportoi se një 21-vjeçare ka rënë nga kati i tretë në Pejë. Gjendja e saj është e rëndë.

Shefi i Intensives në Qendrën Klinike Universitare, Shaqir Uka, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se mjekët po trajtojnë lëndimet e saj të rënda.

“Është në gjendje të rëndë dhe ka marrë lëndime serioze në boshtin kurrizor dhe në gjoks. Po ashtu ka lëndime edhe në kokë. E njëjta është duke u trajtuar me të gjitha terapitë e nevojshme dhe jemi duke e përcjellë gjendjen e saj”, tha Uka për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/