image 21-vjeçarja që ra nga kati i 3-të i hotelit në Pejë, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në QKUK

Sociale

21-vjeçarja që ra nga kati i 3-të i hotelit në Pejë, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në QKUK

news image

Një 21-vjeçare ra nga kati i tretë i një hoteli në Pejë mbrëmjen e 27 prilli. Për shkak të lëndimeve që pësoi, ajo u dërgua për trajtim mjekësor në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës, ku është duke u trajtuar ende, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, tha për Gazetën Sinjali se gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë.

“Po qëndron edhe më tutje në gjendje të rëndë. Ajo vazhdon të jetë e fjetur me barna dhe e lidhur me aparatin e frymëmarrjes. Është në terapi intensive. Vazhdojmë me e përcjellë, është në gjendje të rëndë në përgjithësi”, tha Uka./Gazeta Sinjali/