image Viti 2022 fillon me derbin mes Arsenalit e Manchester Cityt, takimi fillon prej 13:30

Futboll

Viti 2022 fillon me derbin mes Arsenalit e Manchester Cityt, takimi fillon prej 13:30

news image

Kampionati elitar i futbollit anglez përkujdesët sot që tifozët e futbollit të nisin mbarë vitin 2022.

Shorti vë përballë skuadrën e Manchester City dhe atë të Arsenal, më 1 janar 2022.

Citizens vijnë në ndeshje si liderë me tetë pikë para pozitës së dytë, derisa edhe Arsenal shtyhet nga një formë e mirë së fundmi.

Skuadra e Guardiolas vendosi disa rekorde radhazi në futbollin anglez në vitin që lamë pas, dhe ecurinë e mirë synon ta bartë edhe në 2022.

Ndeshja mes dy skuadrave luhet me fillim nga ora 13:30.

/Gazeta Sinjali Sporti/