image 20-vjeçarja mashtroi personelin mjekësor në QMF të Mitrovicës, bëri praktikë pa asnjë dokument mbi shkollimin

Shëndetësi

20-vjeçarja mashtroi personelin mjekësor në QMF të Mitrovicës, bëri praktikë pa asnjë dokument mbi shkollimin

news image

Një 20-vjeçare nga Mitrovica dyshohet të ketë mashtruar gjithë personelin shëndetësorë duke zhvilluar praktikën si mjeke në QMF të Mitrovicës.

Muaj më parë ajo u bë lajm në disa portale se ka fituar të drejtën e specializimit në Londër.

Nga Drejtoria e Qendrës Kryesore Familjare thonë se personi në fjalë ka nisur praktikën pa dijeninë e personelit shëndetësor derisa është larguar pasi i janë kërkuar dokumentet përkatëse.

Në gusht të vitit 2022, Valmira kishte nisur praktikën si mjeke në njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Por pranë autoriteteve nuk kishte dorëzuar asnjë dokument që dëshmon shkollimin dhe profesionalizmin e saj.

Për rreth 2 javë ajo ka vazhduar praktikën ndonëse për një gjë të tillë personeli nuk ka qenë në dijeni dhe askush nuk ishte kujtuar për dokumentet e saj.

Drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Ai thotë se personi ka nisur praktikën duke thënë se është dërguar nga menaxhmenti dhe ishte larguar menjëherë sapo i ishin kërkuar dokumentet.

Edhe Drejtori i Shëndetësisë në Komunë, Fahri Shabani thotë se është njoftuar për një gjë të tillë për të cilën nuk dihen qëllimet pse ka ndodhur.

Kete e ka mohuar Valmira Sadriu, e cila ka thënë për kanal10 se informatat e tilla nuk janë të vërteta sepse askush nuk i ka kërkuar asnjë dokument.

Ajo nuk ka pranuar të deklarohet më gjatë.

Për rastin nga drejtoria thonë se nuk kanë njoftuar organet kompetente pasi e kanë konsideruar se e njëjta nuk ka shkaktuar dëme megjithëse ka të bëj me një rast mashtrimi.

/Gazetainjali/