image 20-vjeçari tenton të vetëdigjet para parlamentit britanik

Brexit/ 20-vjeçari tenton të vetëdigjet para parlamentit britanik

news image

Një i ri 20-vjeçar u ndalua sot nga policia britanike pasi tentoi t’i vinte flakën vetes, përpara parlamentit britanik.

Sipas dëshmitarëve okularë djali u spërkat me dy shishe benzinë, me qëllim për t’u djegur në shenjë proteste.

Ngjitur me personin që po tentonte vetëvrasjen ishte një tabelë ku shkruhej ‘Ne votuam largimin’.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulance, të cilat shoqëruar djalin e pa lënduar në polici. Për ngjarjen është hapur një hetim.