Një burrë nga fshati “Katundi i Ri” u detyrua mbrëmë ta denoncojë në Polici djalin e tij 20-vjeçar. Sinjali mëson se rasti u raportua në Polici fillimisht si “asgjësim apo dëmtim prone” meqenëse viktima deklaroi se i biri pasi kishte shkuar në shtëpi pas mesnate, kishte dëmtuar dy veturat që gjendeshin në oborr.
Një patrullë policore shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ku i riu është prangosur dhe është dërguar në stacionin policor në Pejë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se çfarë ndodhi gjatë komunikimit të hetuesve policorë me të riun.
20-vjeçari nuk u mjaftua me problemet që u nxori familjes dhe u nxori telashe edhe Policisë.
Njërin nga hetuesit e fyu dhe e shau, derisa iu vërsul për ta sulmuar, por që ndërhyri një zyrtar tjetër policorë, i cili po ashtu e pësoi, pasi i riu e goditi në fytyrë.
Policia arriti ta vë nën kontroll të dyshuarin, por i njëjti nuk u intervistua për shkak se ishte nën ndikimin e alkoolit.
Prokuroria ka urdhëruar që të njëjtit t’i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh dhe të hetohet për “sulm ndaj personit zyrtar”, “dhunë në familje” dhe “ashjësim apo dëmtim prone”.