image 2 milionë banorë të botës të infektuar nga koronavirusi, mbi 185 shtete të prekura

Botë

Bilanci/ 2 milionë banorë të botës të infektuar nga koronavirusi, mbi 185 shtete të prekura

news image

Pandemia e koronavirusit vijon të përhapet me shpejtësi të madhe në të gjithë botën dhe momentalisht sipas Universitetit “John Hopkins” janë dy milionë persona të infektuar me këtë virus të ri.  Covid-19 iu ka marrë jetën në total mbi 128 mijë personave ndërsa të shëruarit prej tij janë mbi 500 mijë.

Në vendin e parë për numrin më të madh të të prekurve renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat numërojnë mbi 609 mijë persona të infektuar, 26 mijë prej të cilëve kanë humbur jetën.

E dyta renditet Spanja me 177 633 persona të infektuar dhe mbi 18 mijë viktima dhe e treta Italia me 162 mijë raste dhe 21 mijë viktima.

Kina, vendi nga shpërtheu dhe pandemia e koronavirusi të ri, raporton mbi 83 mijë të prekur dhe 3346 humbje jete, ndërkohë që rastet e reja me Covid-19, më së shumti janë të importuara nga vendet e tjera.

Sipas Universitetit “John Hopkins” tashmë koronavirusi Covid-19 ka prekur mbi 185 shtete të botës. /Gazeta Sinjali/