Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar me vaksinën antiCOVID 2 mijë e 674 persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të MSH-së, që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 92 mijë e 890 doza të vaksinës antiCOVID, ndërsa me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 7 mijë e 718 qytetarë.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës. Deri më sot 7.718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, shkruan në njoftimin e MSH-së.
Gjatë 24 orëshit të fundit janë kryer 1 mijë e 977 testime për COVID-19, nga të cilat vetëm 10 mostra kanë rezultuar pozitiv. /GazetaSinjali/