2 mijë e 547, është numri i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët janë trajnuar jashtë vendit.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
Mehaj tha se avancimi profesional mbetet një nga synimet kryesore.
“Përmes bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik në fushën e trajnimeve, po ngrisim në vazhdimësi kapacitetet profesionale dhe operacionale në funksion të misionit tonë kushtetues, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së shtetit të Republikës së Kosovës, e përtej kësaj ky bashkëpunim në avancimin profesional të ushtarakëve kontribuon në përmbushjen e vizionit për anëtarësim në NATO”, tha Mehaj.