image 2 mijë e 421 persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

2 mijë e 421 persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

news image

Që nga shënimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, e deri më sot janë shënuar 2 mijë 421 vdekje nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje për 1 mijë e 891 raste të reja pozitive me COVID-19. Ndërsa në total që nga 13 marsi i vitit 2020 janë regjistruar 141 mijë e 041 persona të cilët janë infektuar me këtë virus.

Aktualisht në Kosovë janë 25 mijë 797 raste aktive me COVID-19, kurse janë shëruar 112 mijë e 823 persona nga COVID-19.

Kujtojmë se institucionet në vazhdimësi po bëjnë thirrje për vaksinim. /Gazeta Sinjali/