Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili për shumëkë njihet edhe si kasapi i Ballkanit, më 28 qershor të vitit 2001, është ekstraduar për në Hagë, pasi me 27 maj të vitit 1999, është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviqi akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje – Hercegovinë.
Ai ishte ekstraduar me urdhrin e Qeverisë serbe.
Millosheviq ishte arrestuar në Beograd me një prill të vitit 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve.
Gjykimi kundër Millosheviqit në Hagë ka filluar me 12 shkurt të vitit 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje – Hercegovinë, ka zgjatur deri me 25 shkurt të vitit 2004. Mbrojtja e tij ka filluar në fund të gushtit të këtij viti.
Gjykimi kundër Millosheviqit është ndërprerë me dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskolare dhe tensionit të lartë të gjakut.
Me 22 shkurt, Milloshviqi ka deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa me 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi.
Me 11 mars në ora 9:30, u gjet i vdekur në qelinë e tij./Gazeta Sinjali/