Një grua braziliane ka pohuar se ka sjellë në jetë binjakë me baballarë të ndryshëm pasi ka bërë seks me dy burra në të njëjtën ditë.
19-vjeçarja anonime, nga Minerios në Goias, Brazil, shpjegoi se bëri një test të atësisë sepse donte të konfirmonte se kush ishte babai.
Kjo e fundit mblodhi ADN-në nga personi që mendonte se ishte babai, por pas dy testeve, rezultatet dolën pozitive vetëm për njërën prej binjakëve.
Më pas asaj iu kujtua se kishte bërë seks me një burrë tjetër në të njëjtën ditë dhe kur personi i dytë bëri një test, ai tregoi se ishte babai i binjakut të dytë.
Fenomeni është emërtuar shkencërisht superfekundacion heteroparental.
“Është e mundur të ndodhë kur dy vezë nga e njëjta nënë fekondohen nga burra të ndryshëm. Foshnjat ndajnë materialin gjenetik të nënës, por ato rriten në placenta të ndryshme”, ka thënë Globo, mjeku i saj, raporton Mail Online.
Ai theksoi se rasti është jashtëzakonisht i rrallë, dhe një situatë ‘një në një milion’ dhe nuk e kishte menduar se do ta shihte një të tillë në jetën e tij. Është pohuar se ka vetëm rreth 20 raste të tjera në botë ku kjo ka ndodhur.
Mediat lokale raportuan se fëmijët tani janë 16 muajsh, por Dr Franco foli për rastin vetëm këtë javë. Dhe tani, njëri nga baballarët kujdeset për të dy fëmijët, duke i dhënë mbështetje nënës së tyre.