image E mitura lind një foshnje në Spitalin e Pejës

Siguri

E mitura lind një foshnje në Spitalin e Pejës

news image

Mbrëmë rreth orës 22:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një e mitur ka lindur një foshnje, njofton Gazeta Sinjali.

Sipas hetimeve, dyshohet se e mitura është në bashkësi jashtëmartesore me një person.

E mitura zyrtarëve policorë iu kishte thënë se është martuar para një viti.

Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe rasti është iniciuar si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”.

/GazetaSinjali/