Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë, ku një 19-vjeçar ka vrarë partneren e tij 24-vjeçare dhe më pas e ka djegur në skarë për të fshehur trupin e saj.
Ka qenë vetë, Naim Vera, 19-vjeçari që është rrëfyer në polici për krimin, duke thënë se kishte frikë se, Brenda Micaela, 24-vjeçarja kishte ngelur shtatzënë.
Sipas autoriteteve, 24-vjeçarja vdiq nga asfiksimi i një leckë të futur në gojë, por 19-vjeçari më herët kishte deklaruar se ajo kishte rënë nga shkallët.
Gjurmë të lëkurës së 19-vjeçares u gjetën nën thonjtë e të riut, duke demonstruar se vajza duhet të kishte luftuar me të, para se të vdiste.
Ndërkohë, pas autopsisë rezultoi se vajza nuk ishte shtatzënë./Gazeta Sinjali/