Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor 19-vjeçarin me inicialet T.E., të dyshuar për “Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuar i armës”, raporton Gazeta Sinjali.
19-vjeçari dyshohet se dje, rreth orës 11:00, ka hyrë në një kafene në Ferizaj, me një armë zjarri në brez.
Policia njofton se sot është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga i cili është konfiskuar arma e zjarrit.
“Në lidhje me këtë, policia ka marrë veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të zhvilluar hetimet, ndërsa sot ka arritur të identifikojnë personin dhe vendndodhjen e tij. Policia, ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj personin e dyshuar me inicialet T.E (M/K) i moshës 19 vjeçar, ku dhe i kanë konfiskuar edhe armën”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/