image 19-vjeçari Alcaraz arrin në finalen e madhe të US Open

Sporte të tjera

19-vjeçari Alcaraz arrin në finalen e madhe të US Open

news image

Fantazisti 19-vjeçar, Carlos Alacaraz ka arritur në finale të US Open për herë të parë në karrierën e tij.

Spanjolli ka triumfuar në gjysmëfinale ndaj amerikanit Frances Tiafoe, në një duel që zgjati rreth 4 orë e 20 minuta, për të fituar në pesë sete, 6-7 6-3 6-1 6-7 6-3, raporton Gazeta Sinjali Sport.

Kjo është finalja e parë Grand Slam në karrierë për tinejxherin spanjoll, i cili është bërë adoleshenti i parë mashkull që arrin në një finale të madhe që kur 19-vjeçari Rafael Nadal fitoi French Open në 2005

Në finale ai do të ketë punë me norvegjezin 23-vjeçar, Caser Ruud, i cili në gjysmëfinale eliminoi tenistin rus, Karen Khachanov në katër sete.

Përpos që dy tenistët do të kërkojnë triumfin e tyre të parë Grand Slam në karrierë, ata do të luftojnë edhe për pozitën e të parit të botës, pasi triumfi i njërit në finale, do të nënkuptonte se do të kemi një numër të ri të të parit në ranglistën botërore të tenisit.

/GazetaSinjaliSport/