Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar ne numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 184, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve nga ky virus është 105,186, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e MSH, bëhet e ditur se që nga fillimi i pandemisë 2,250 persona nuk kanë arritur t’i përballojnë COVID-19.
Ndryshe, MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës, ku deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /GazetaSinjali/