Mario Balotelli është bërë viktimë e një kërcënimi.
Prokuroria e Vicenzës mbylli hetimet për një 18-vjeçare, që kërcënonte sulmuesin e Breschias, sipas së cilës ai ka pasur marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Pas raportit, sipas asaj që raporton ‘Giornale di Vicenza’, e reja i kishte kërkuar 100 mijë euro Balotellit, që në atë kohë luante me Nicen, në Francë, në të kundërt do ta denonconte për përdhunim.
Në kohën kur kishte pasur marrëdhënie me sulmuesin italian, vajza ishte 18 vjeç, por lojtarit i kishte thënë që ishte e mitur.
Avokati i saj kishte kontaktuar edhe me të përjavshmen ‘Chi’ për ta shitur lajmin. Balotelli nuk iu dorëzua shantazhit dhe ka bërë denoncim në Polici. /Gazeta Sinjali/