Tre ditë më parë ka përfunduar konkursi për kryeshef ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, ku kanë aplikuar 18 persona. Derisa për postin e zyrtarit kryesor të financave dhe thesarit kanë aplikuar 6 persona, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve jo zyrtare këta janë disa kandidatët që po synojnë postin e të parit të Telekomit të Kosovës: Berbuqe Hana, Kreshnik Domi, Blerim Bala, Muharrem Shefkiu, Safije Beseni, Rasim Nura, Arsim Gjinovci, Mehdi Gjokli, Seremb Gjergji dhe Burim Berisha.
Fadil Lepaja, ushtrues i detyrës së drejtorit për Relacione me Publikun në Telekomin e Kosovës, tha për Gazetën Sinjali për pozitën e kryeshefit ekzekutiv deri më tani janë pranuar 18 aplikacione për pozitën, ndërsa dhe 6 aplikacione për atë të zyrtarit kryesor të financave dhe i thesarit
Sipas Lepajës nëse eventualisht arrin edhe ndonjë aplikacion tjetër përmes postës, i postuar në afat ligjor, i njëjti do të përfshihet.
“Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës është duke e bërë organizimin e procesit të rekrutimin sipas legjislacionit përkatës dhe duke u kujdesur që procesi të jetë transparent. Si jeni të njoftuar i tërë procesi do të monitorohet nga BDO, partneri i jashtëm zbatues i Projektit të Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, konform memorandumit të bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, tha Lepaja.
Konkursi për kryeshef ekzekutiv të TK-së ishte shpallur me 17 tetor dhe i cili ka përfunduar me 15 nëntor
Mandati i kryeshefit ekzekutiv në Telekomin e Kosovës është 3 vjet, por viteve të fundit këtë detyrë nuk ka mundur asnjëri ta mbaj deri në fund.
Gazeta Sinjali ka raportuar më parë se si shkak i ndërrimeve të shpeshta politike në pushtetin qendror edhe në vitin 2018 Telekomi ishte udhëhequr nga ushtrues detyre të kryeshefit.
Zyra Kombëtare e Auditimit, për mbulimin e pozitave me ushtrues detyre kishte theksuar se caktimi i U.D deri në plotësimin e pozitave nuk mund të zgjatet më shumë se 6 muaj.
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me 24 prill të vitit 2020 kishte marr vendim që t’ia ndërpresë kontratën kryeshefit ekzekutiv Bedri Istrefi, i cili një muaj ishte ushtrues i detyrës, derisa ka përfunduar konkursi.
Istrefi me 31 dhjetor 20018 është zgjedhur U.D. derisa më 23 shkurt 2019 është zgjedhur kryeshef deri me 24 prill 2020.
Menjëherë ishte caktuar Burbuqe Hana ushtruese detyre e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit. Po ashtu ishte caktuar edhe ushtruesi i detyrës së zyrtarit kryesor të financave dhe thesarit.
Derisa ajo kishte dhënë dorëheqje me 17 gusht 2020 dhe Bordi i Telekomit kishte emëruar Zeqir Kiçinën, i cili edhe me 18 prill të vitit 2018 ishte caktuar u.d. i kryeshefit nga Boedi i atëhershë i Telekomit.
Ndërsa me 7 qershor të vitit 2021 Bordi i Telekomit ka vendosur që ta emëroj Burbuqe Hanën ushtruese të detyrës së kryshefes së Telekomit si dhe Feim Kelmendin u.d. të zyrtarit kryesor financiar dhe thesarit.