image 18 ekipe në aksion, fillon pastrimi i rrugëve rajonale e autostradave në Kosovë

Kosovë

Komunikacion/ 18 ekipe në aksion, fillon pastrimi i rrugëve rajonale e autostradave në Kosovë

news image

Sot, 18 ekipe në të gjithë Kosovën kanë filluar pastrimin dhe mirëmbajtjen verore të rrugëve rajonale dhe autostradave, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i cili tha se pastërtia e rrugëve është detyrim edhe në kohë pandemie.

“Kompanitë dhe punëtorët janë udhëzuar të mbajnë distancë dhe të kenë pajisje mbrojtëse. Ju shprehi mirënjohjen më të lartë për këtë angazhim. Puna do të vazhdojë. Do të jemi në terren secilën ditë. Kur të përfundojë kjo krizë, do t’i kemi rrugët rajonale e autostradat dukshëm më të pastra. Deri atëherë, rrini në shtëpi”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10157266501732759