Vetëm në shtatë ditët e fundit 171 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, në Kosovë, kurse 9 mijë e 437 të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus.
Të hënën e kësaj jave Ministria e Shëndetësisë njoftoj se në vendin tonë ishin konfirmuar edhe 932 raste të reja me COVID-19 dhe 20 raste të vdekjes.
Kurse të martën e kësaj jave Ministria e Shëndetësisë raportoi për një 1 mijë e 383 raste të reja.
Por, krahas shtimit të rasteve të reja u shtuan edhe rastet e vdekjes nga ky virus. Vetëm gjatë ditës së martë u raportuan edhe 26 viktima.
Rritja alarmante e rasteve me COVID-19 në Kosovë vazhdoi edhe ditën e mërkurë ku MSH-ja raportoi se ishin konfirmuar edhe 1 mijë e 894 raste të reja. Kurse ishin shënuar edhe 22 viktima nga ky virus.
Kurse ditën e enjte krahas një numri të madh të të infektuarve me virus shqetësues ishte edhe numri i personave të vdekur brenda një dite nga COVID-19.
MSH-ja për këtë ditë njoftoi se në për 24 orë në vend ishin shënuar edhe 32 viktima dhe ishin konfirmuar edhe 1 mijë e 612 raste të reja.
Shifra rekorde të rasteve u raportuan edhe të premten, ku për 24 orë u konfirmuan 1 mijë e 448 raste të reja dhe 26 raste të vdekjes nga ky virus.
Kurse të shtunën janë raportuar edhe 21 viktima si dhe janë regjistruar edhe 1 mijë e 278 raste të reja.
Numër të madh të vdekjeve pati edhe gjatë ditës së sotme, ku për 24 orë u konfirmuan edhe 24 viktima si dhe 890 raste të reja.
Që nga shfaqja e virusit e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 2 mijë e 629 viktima, kurse janë konfirmuar 152 mijë 169 raste pozitive me koronavirus.
Ndërkaq deri më sot janë shëruar 123 mijë 852 persona. Si dhe deri më tani janë kryer 1,042,627 testime. /Gazeta Sinjali/