image 17-vjeçarja që u gjet e vdekur në dhomën e fqinjit në Pejë, rezultoi negativ në testin e dytë për COVID-19

Shëndetësi

17-vjeçarja që u gjet e vdekur në dhomën e fqinjit në Pejë, rezultoi negativ në testin e dytë për COVID-19

news image

Vajza 17-vjeçare që u gjet e vdekur në dhomën e shtëpisë së fqinjit të saj së bashku me 58-vjeçarin, kishte rezultuar pozitiv në testin e parë për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa burime të Gazetës Sinjali nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, bëjnë të ditur se viktima ka rezultuar negativ në testin e dytë për COVID-19.

Kujtojmë se pasditen e së shtunës, 17-vjeçarja dhe një 58-vjeçar u gjetën të vdekur së bashku pranë një revole e dy gëzhojave plumbash në dhomën e shtëpisë së këtij të fundit në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Policia në raportin 24-orësh fillimisht njoftoi për gjetjen trupave të pajetë, ndërsa në vendin e ngjarjes thanë se ishin sulmuar zyrtarët policorë. Katër personat e dyshuar për sulmin ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 13.06.2020-18:30. Janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj Kosovar të cilët fizikisht i kanë sulmuar dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare duke e siguruar vendin e ngjarjes pasi në atë lokacion janë gjetur dy trupa të pajetë. Si pasojnë sulmit  dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhej në raport të Policisë./Gazeta Sinjali/