image 17-vjeçarja bën histori në "Grammy Awards 2020"

Muzikë

Muzikë/ 17-vjeçarja bën histori në “Grammy Awards 2020”

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Billie Eilish, ka bërë histori në eventin prestigjioz “Grammy Awards 2020”.

17-vjeçarja është nominuar për herë të parë në këtë ceremoni dhe garon për çmim në katër kategori, transmeton Gazeta Sinjali.

Eilish si artistja më e re në moshë e nominuar në këto kategori, garon për çmimet si: Albumi i vitit, Kënga e vitit, Artistja e re më e mirë, si dhe Incizimi i vitit.

Artistja garon për këto çmime përkrah artistes gjithashtu të njohur Lizzo./Gazeta Sinjali/