Policia e Kosovës ka kapur një 17 vjeçar me armë zjarri automatike në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftim bëhet e ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion, që një person me iniciale A.SH posedon armë zjarri.
“Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e tij një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Ndërsa, bëhet e ditur se arma është konfiskuar. /GazetaSinjali/