Shpejtësia e lartë dyshohet t’i ketë marrë jetën një 17-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me një pemë.
Adoleshenti i kishte marrë makinën një shoku për të bërë xhiro, por që rezultoi të ishte hera e tij e fundit që e bëntë këtë gjë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër.
Viktima është identifikuar si Myftar Xhebro, 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi), raportoi policia.
Sic shihet edhe në fotot e siguruara nga Panorama, nga përplasja e fuqishme makina është shkatërruar krejtësisht. Madje është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupin e viktimës.