image 17 persona të prekur nga koronavirusi po trajtohen në Spitalin Infektiv në Tiranë

Rajon

Shëndetësi/ 17 persona të prekur nga koronavirusi po trajtohen në Spitalin Infektiv në Tiranë

news image

Në Spitalin Infektiv të Tiranës deri më tani janë 17 persona të prekur nga koronavirusi dhe që po trajtohen nga mjekët. Sipas ministrisë së Shëndetësisë një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Ndërkohë spitali Infektiv në kryeqytet është tashmë prej disa ditën në karantinë dhe hyrje daljet bëhen vetëm me autorizim. Së fundmi thirrjes së ministrisë së Shëndetësisë, për mjekë dhe infermierë vullnetarë që t’i bashkohen nismës së luftës kundër koronavirusit, i janë përgjigjur mbi 1 mijë persona.

Në fotogalerinë e mëposhtme ju sjellim situatën që është aktualisht në ambientet e jashtme të spitalit Infektiv të Tiranës. /Gazeta Sinjali/